Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryeministri Rama e konsideroi sfidën e negociatave me BE-në të vështirë, pasi janë mijëra detyra që duhen në përkthyer në ligjore, por theksoi se skuadra shqiptare është në lartësinë e duhur për ta vënë në zbatim.
“Sot e di shumë mirë që s’do ta përsërisni fjalinë me të cilat kemi mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit, ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim. Sot kjo fjali i përket historisë, sepse Shqipëria ka hapur grup-kapitullin e parë duke hyrë në një fazë të re. Një fazë ku do ta mbyllni sërish konferencën për shtyp: Ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Skuadra jonë e negociatave është në lartësinë e duhur për t’u përballur me këtë sfidë të re, që shkon duke u bërë më e vështirë, sepse bëhet fjalë për një sërë detyrash. Janë mijëra detyra dhe duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore, por edhe prova të zbatimit”.
Ursula von Der Leyen theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që vitin e ardhshëm, dhe shtoi se në total vendi ynë do marrë 920 milionë euro nga plani i rritjes
“Të jeni të sigurt që zgjerimi do vazhdojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi e lartë. Më lejoni të përmendë tre cështje kryesore, e para ka të bëjë me planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor. Ju e dini qasjen që ne kemi, ne hapim derën e tregut të përbashkët të BE për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Kompanitë dhe partnerët tanë në B.Perëndimor po vënë në zbatim reforma të rëndësishme, që mbështeten nga ne. Tani duhet të fillojmë edhe me parfiancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë 920 milionë euro nga plani i rritjes. Ju jeni në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që vitin e ardhshëm. Transfertat në para Shqipëri-BE, do jenë më të shpejta, të sigurta dhe falas. Nisma e dytë është plani i investimeve për B.Perëndimor”.



