
Pritej të ishte përballje spektakolare dhe ashtu ndodhi! Angli-Skocia dhuroi gjithçka në fushën e lojës, përveç golave. Përballja mes dy kombëtareve britanike u mbyll në një barazim pa gola. Në “Wembley”, u zhvillua një sfidë me të vërtetë shumë e bukur, ku të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por pa sukses.
Anglezët i shkuan shumë afër golit në minutën e 11-të, ku Stones pas një krosimi nga goditja e këndit, gjuajti bukur me kokë, por topi u ndal te shtylla.
Në minutën e 22-të, ishte O’Donnell, i cili gjithashtu i shkoi shumë afër, por pa që gjuajtja e tij të ndalej nga portierit Pickford. Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, përsëri me raste shënimi. Në minutën e 48-të, Mount provoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Marshall me një reagim të shkëlqyer e dërgon topin në goditje këndi.
14 minuta më vonë, ishte James që bëri heroin për Anglinë, duke ndalur topin mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Dykes. Në minutën e 92-të, në zonën e Skocisë u krijua një rrëmujë e madhe, por anglezët nuk ia dolën ta dërgojnë topin në fundin e rrjetës. Pavarësisht tentativave të shumta, në fund ndeshja u mbyll në barazim pa gola dhe kështu Anglia shkon në kuotën e 4 pikëve në Grupin D, po aq sa Çekia, ndërsa Skocia dhe Kroacia mbeten pas me nga 1 pikë.



