Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka drejtuar një letër Presidentit Trump, duke i kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e ligjit për barazinë ligjore në Shqipëri.
Marjola Bejkollari, përfaqësuese e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN informacion se kjo letër ka si synim ta shtrojë për diskutim këtë ligj.
Sipas Bejkollarit ky ligj nuk është kërkesë e BE.
I duhet lënë e drejta prindit për mënyrën si do ta edukojë fëmijën.
Nuk është e nevojshme të ndryshohen të gjitha ligjet, por mund të merren masa administrative. Shteti i ka hallkat për të ndjekur procedurat për këta individë, që të kenë një dokument specifik ashtu siç janë identifikuar.
Ky ligj nuk është kërkesë e BE. Është diskutuare që është pjesë e kritereve ligjore për anëtarësim, por kemi raste të shteteve të tjera që edhe pse janë anëtarë të BE, nuk e kanë miratuar këtë ligj.
Presim të marrim përgjigje.
Nuk presim që Presidenti Trump të lërë punët e tij dhe të merret me letrën tonë, por kërkojmë të ngremë vëmendjen dhe të ulemi të diskutojmë.



