
Presidenti turk, Erdogan, ka njoftuar se vendi i tij do të bojkotojë produktet elektronike amerikane, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të vendosur disa ditë më parë nga administrata Trump.
Erdogan ka përmendur mundësinë e ndalimit të blerjeve të produkteve iPhone për të zgjedhur në vend të tyre ato të kompanisë koreane Samsung apo ato lokale Vestel.
“Nëse ata kanë iPhone, diku tjetër ka Samsung dhe ne kemi Vestel”, ka thënë Erdogan në një takim në Ankara, një fjalim që tregoi se nuk ka asnjë hap mbrapa në krizën diplomatike me SHBA-të.



