Sulmi amerikan në objektet bërthamore të Iranit, Kalemaj: I kalibruar, pjesa më e madhe e shteteve e mbështetën (VIDEO)

Sulmi amerikan në objektet bërthamore të Iranit, Kalemaj: I kalibruar, pjesa më e madhe e shteteve e mbështetën (VIDEO)

Kalemaj: Pjesa më e madhe e shteteve ranë dakord që sulmi amerikan në objektet bërthamore të Iranit i shërben paqes botërore

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se sulmi i SHBA në Iran ishte i paralajmëruar, preciz dhe i kalibruar për të nxjerrë jashtë loje pasurimin e uraniumit.

Duke vijuar Kalemaj tha se pjesa më e madhe e shteteve kanë mbështetur Iranit për këtë sulm, pavarësisht pasojave.

Ishte sulm i paralajmëruar, preciz, i kalibruar për të nxjerrë jashtë loje pasurimin e uraniumit të Iranit që sipas ekspertëve, burimeve zyrtare të SHBA-së mund të shkonte për punë javësh, apo ditësh drejt pasurimit në 90% për përgatitjen e bombës bërthamore. Rreth 9 të tilla mund të ndryshonin situatën, jo vetëm ka një traktat për ndalimin  armëve bërthamore dhe përveç shteteve që i kanë nuk duhen ndaluar shtete e tjera. Behët fjalë për regjim teokratik që ka financuar grupe të ndryshme në rajon të cilët kanë shkaktuar destabilitet jo vetëm si kërcënim ndaj Izraelit, Arabisë Saudite, Emirate dhe vendeve të tjera të Gjirit ka prekur interesat amerikane dhe evropiane. Ky sulm ishte i kalibruar, preciz. U kujdesën të thonin jo ndryshim regjimi, jo sulm ndaj civilëve, jo sulm ndaj objekteve ushtarake, thjesht sulm për të nxjerrë jashtë loje atë që është arsenali potencial i Iranit. 

Në pjesën më të madhe të shteteve, pashë dje prononcimet e shumë shteteve, mbajtën një qëndrim që në një farë mënyre nxjerrja jashtë loje e kapacitetit nuklear të Iranit i shërben paqes botërore. 

Më tej Kalemaj tha se nëse do të kishte luftë të përshkallëzuar tregjet do të kishin reaguar shumë të nërvozuara. 

Unë pashë tregjet sot, nëse do të ishte një luftë e përshkallëzuar do bëhej fjalë për hyrje të forcave tokësore, gjë që është mohuar kategorikisht nga Pentagoni. Tregjet do të kishin reaguar shumë të nervozuara, sot do të kishim rritje të arit. Do të kishim rritje të çmimeve të naftës. Do reflektohej që nga pompat në Shqipëri deri tek ato në Europë. Nuk kemi parë lëvizje tregjesh, nuk kemi parë tension. Ngushtica e Hormuzit, sot ka takimi ministria i Jashtëm iranian me Putinin në Moskë. Pritet kush do jenë këshillat nga Rusia. Rusia SHBA dhe Norvegjia janë vendet e vetme në botë që u intereson të mbyllet ngushtica e Hormuzit nga pikëpamja financiare. Kina që siguron 50% të naftës dhe 20% të gazit, dhe Japonia që siguron 19% të naftës nga ngushtica e Hormuzit jo. Dhe Irani vetë do bënte vetëvrasje financiare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy