Ngjarja në Landfillin e Sharrës ku humbi jetën 47-vjeçarja Mirvete Duka është konfirmuar edhe nga Policia Tiranë.
Rezulton se përgjegjës për vdekjen e Dukës ka qënë shtetasi Kasem Koçi drejtues i automjetit tip fadromë, i cili ka goditur aksientalisht nënë e katër fëmijëve duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 25.11.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Kasem Koci, vjeç 63, banuese në fshatin Lalm, pasi, në Landfillin e Sharrës, duke punuar si manovrator me mjetin tip “Bomak”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen M.D, vjeç 47, e cila ka qenë duke mbledhur hekurishte. Neni 289 i Kodit Penal” shkruhet në njoftimin e policisë.
Koçi akuzohet për veprën penale “Shkeleje të rregullave të sigurisë në punë”.
Ai ishte punonjës i Landfillit të Sharrës që prej vitit 2010, ndërsa viktima Myrvete Duka punonte në të zezë.
Më herët Tema Tv ka publikuar edhe të dhëna nga dosja e Prokurorisë, që së bashku me njoftimin e policisë konfirmojnë vdekjen e 48-vjeçares, e cila është viktima e parë e Landfillit të Sharrës.
Disa muaj pas saj humbi jetën edhe 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.



