“Ukraina rezistencë heroike”, Kryeministri italian denoncon ‘arrogancën’ ruse

“Ukraina rezistencë heroike”, Kryeministri italian denoncon ‘arrogancën’ ruse

Ukraina ka ofruar rezistencë "heroike" ndaj pushtimit rus, tha kryeministri italian Mario Draghi pas fjalimit të liderit ukrainas.

"Arroganca e qeverisë ruse është përplasur me dinjitetin e popullit ukrainas, i cili ka arritur të frenojë qëllimet ekspansioniste të Moskës dhe të imponojë një kosto të madhe për ushtrinë pushtuese," tha ai në parlament.

Më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ju drejtua anëtarëve të parlamentit italian përmes video-konferencës gjatë një seance të jashtëzakonshme plenare në Romë sot.

Ai u tha deputetëve italianë se vendi i tij ishte në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe paralajmëroi se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, tha ai.

Ai përsëriti apelin e tij të bërë në fjalimet e mëparshme për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Kryeministri italian Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t'i ofrojë ndihmë ushtarake vendit për të ndalur masakrat.

Zelensky do t'i drejtohet asamblesë kombëtare franceze të mërkurën, pasi foli në Kongresin e SHBA javën e kaluar, si dhe në Bundestagun gjerman, parlamentin britanik, kanadez dhe izraelit, si dhe në Parlamentin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy