Klement Çala izolohet në regjimin e posaçëm ‘41 bis’

Klement Çala izolohet në regjimin e posaçëm ‘41 bis’

Klement Çala është transferuar në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë  (41 BIS).

Masa është marrë pas një vlerësimi të hollësishëm nga autoritetet përgjegjëse, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë të të dënuarit.

Klement Çala është dënuar me disa vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë: - “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; - “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municioneve”; - “Grup i strukturuar kriminal”; - “Falsifikim i dokumenteve”; - “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, ndaj punonjësve të policisë e mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim; - “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; - “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Për këto vepra penale, i burgosuri është dënuar me 20, 25 dhe 5 vite burgim, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykatave të tjera përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy