Koti: Problemi kyç në administrimin e pallateve, mungesa e korrektësisë në pagesa! Kostoja që paguajnë banorët është e pamjaftueshme

Koti: Problemi kyç në administrimin e pallateve, mungesa e korrektësisë në pagesa! Kostoja që paguajnë banorët është e pamjaftueshme

Isidor Koti, administrator i disa pallateve në Tiranë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se një nga problemet kryesore është mungesa e korrektësisë në pagesa nga banorët. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Koti tha se kostoja mesatare që paguajnë qytetarët është 1 mijë lekë, por që ndryshon varësisht kërkesave që kanë banorët e një pallati.

Koti shprehet se kostoja e mirëmbajtjes së një kompleksi vilash mund të shkojë 5-10 fish më shumë se mirëmbajtja e një pallati.

Moskorrektësia është rrjedhojë e një marrëdhënie. Ka administratorë seriozë që përgjigjen, por ka dhe nga ata që nuk janë seriozë. Një nga problemet kyç që vazhdojmë ta kemi prej 6 vitesh dhe është ‘thembra e Akilit’ është problemi i mungesës së korrektësisë në pagesa. Edhe projektet madhore nuk mund të realizohen pasi nëse nuk mblidhen lekët, gjysma e fondit të investimit nuk akordohet pasi është në bashkëpunim.

Për komplekset e vilave, nuk bëhet fjalë për një shërbim rutinë, por kemi gjelbërimin, ruajtjen me kamera, kostot mund të jenë sa 10-fishi i kostos së pallateve. Mund të kenë fusha tenisi.  Varet sa vila apo ndërtesa janë në atë ambient bashkëpronësie.

Për pallatet të zakonshme paguhet 1 mijë lekë, kosto e pamjaftueshme në raport me çmimet  e tregut. Çdo gjë është rritur. Ka pallate që kanë 1200, 1300. Gjëja e parë që pyetet, nuk thonë çfarë ofrohet, por sa duhet të paguajmë.

Kur kërkojnë shërbime rutinë, ashensorin, pastrimin ne vendosim një shifër normale, por nëse thonë duam një kamer, roje, lyerje të pallatit, këto kanë çmime ekstra. Kur bëhet një shumatore, një herë në vit mblidhet asambleja dhe së bashku diskutohet e çfarë do bëhet vitin në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy