Rekordi i një atleti moldav, vrapon 50 km në temperaturën – 60 gradë (FOTO)

Rekordi i një atleti moldav, vrapon 50 km në temperaturën – 60 gradë (FOTO)

Asgjë nuk mund të bëhet pengesë për një atlet fanatik. As temperaturat e ulëta. Dmitri Voloshin është nga Moladvia. Ai mori pjesë në një garë vrapimi për bamirësi që u zhvillua në Oymyakon, në verilindje të Rusisë, një nga vendet më të ftohta të planetit.

Gara është pjesë e projektit “Shkrij”, një projekt bamirësie që Voloshin e ka themeluar për të rritur ndërgjegjësimin për të prekurit nga sëmundjet cerebrale.

Voloshin vrapoi në një distancë 50 km në temperaturë -60 gradë celcius, duke u bërë i pari atlet që vrapon në një distancë dhe temperaturë të tillë pa pasur nevojë për asistencë mjekësore.  

“Asnjë pajisje nuk të mbron nga i ftohti. Ishte shumë e vështirë të merrje frymë. Oksigjeni në ajër ishte i pakët, maska më mbushej me akull”, rrëfeu ai në fund të garës.

Voloshin e përshkoi distancën prej 50 km për 6 orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy