Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikuar akuzat avokatëve të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërkohë, Belind Këlliçi ka publikuar dokumente që sipas tij faktojnë sesi kompanitë e inceneratorëve kanë paguar 1.6 milionë euro për fluturime me avion për drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarë të tjerë.



