
Presidenti Bjellorus, Alexandër Lukashenko ka deklaruar se Rusia ka pranuar të ofrojë ndihmë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake.
Lukashenko gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake të NATO-s që po zhvillohen në Poloni dhe Lituaninë fqinje.
Lajmi vjen në një moment kur presidenti autokrat po përballet me protesta masive për zgjedhjet e diskutuara të 9 gushtit.
Mijëra qytetarë u mblodhën para televizionit shtetëror të shtunën, duke kërkuar mbulimin e plotë të demonstratave.
Demostratat filluan kur presidenti Aleksandër Lukashenko pretendoi për një fitorë të thellë në zgjedhjet që u zhvilluan javëne kaluar, rezultati i të cilave u dënua mes akuzave për manipulim të rezultatit.



