Fasha 800 kw, Beqiri: Rritja e çmimit të energjinë reflekton në inflacion, duhej menduar më parë menaxhimi i situatës (VIDEO)

Fasha 800 kw, Beqiri: Rritja e çmimit të energjinë reflekton në inflacion, duhej menduar më parë menaxhimi i situatës (VIDEO)

Vendimi i qeverisë për t'u tërhequr nga fasha 800 kilovat për muajin tetor dhe më pas njoftimi i ERE se fasha është në fuqi, për ekspertin e ekonomisë, Genti Beqiri nuk shkakton asnjë konfuzion sepse njoftimi është saktë dhe nuk ka asnjë mëdyshje.

Ai tha se paqartësia mbetet në atë se çfarë pritet të ndodhë në muajit në vijim dhe se ne si vend nuk e kemi nivelin e duhur për të kursyer energjinë elektrike.

Sipas tij, cikli i rritjes së cmimit të energjinë së lëndëve të para reflekton në inflacion dhe qeveria duhet të kishte menduar kohë më parë për menaxhimin situatës.

Nuk besoj se sjell konfuzion sepse informimi është i saktë dhe s’besoj se do sjelli amulli sa kohë njoftimi është i saktë dhe s’ka mëdyshje për këtë çështje. Paqartësia mbetet çfarë do të ndodhë në muajit në vijim dhe besoj se ka nevojë për studim se çfarë do ndodhë sepse vendimi për fashën besoj se ishte i nxituar. Duke e parë në aspektin ekonomik ka nevojë për një aplikim për të kursyer energjinë sepse është çështje që do të jetë gjatë dhe ne si shqiptarë nuk jemi në nivelin e duhur për kursim. Konsumatorët duhet të marrin masa për sa i përket kursimit të energjisë. Cikli i rritjes së çmimit të energjinë së lëndëve të para reflekton në inflacion dhe duhet një periudhë e madhe për të eliminuar këto rritje. Mendoj se duhet të kishim menduar kohë më parë për menaxhimin e situatës. Dhe KESH duhet të mendojë për mënyra për të përballuar krizën, duhet të ketë diversifikim për prodhimin e energjinë së rinovueshme.

Më tej ai theksoi se energjia lidhet dhe me importin, ku pjesa më e madhe e prodhimit të shportës është e importuar dhe nga ana tjetër ka dhe probleme të tjera si qarkullimi parave në mënyrë informale.

Pra gjërat janë shumë më komplekse. Faktikisht kriza do vazhdojë të ndjehet sepse dhe periudha e vjeshtës do të kemi rënie të konsumit sepse 10% është rritur inflacioni, pra 10% për çdo xhep të konsumatorit ikin nga të ardhurat e tij fikse për të marrë të njëjtën sasi vetëm pse është rritja e çmimit. Nëse do rritet energjia në të ardhmen e kthejnë individin të konsumojë më pak dhe kjo do jetë në shenjë alarmi sepse do përballemi me konsum në rënie dhe rritje inflacioni. Inflacioni është në nivelin dyshifror

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy