Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Xhunga: Von der Leyen do t’i sigurojë se kanë vëmendjen e BE (VIDEO)

Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Xhunga: Von der Leyen do t’i sigurojë se kanë vëmendjen e BE (VIDEO)

Gazetari Albi Xhunga në një lidhje nga Brukseli, për drekën e punës së thirru nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bëri të ditur se të pranishëm janë të gjithë liderët e rajonit, ku Serbia përfaqësohet nga Presidenti, ndërsa shtete të tjera me kryeministrat.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, Xhunga tha se Von Der Leyen, do të sigurojë rajonin e Ballkanit Perëndimor për vëmendjen në këtë cep të Europës, duke pasur parasysh influencat ruse.

Përpiqet të sigurojë se Europa i ka sytë aty dhe po investon në Ballkanin Perëndimor, kam këtu parasysh paketën prej 6 miliardë eurosh.

Duan të sigurohen se vendet e Ballkanit Perëndimor se do të kenë vëmendjen e BE. Procesi i zgjerimit është në ngërç.

Vendeve të Ballkanit Perëndimor iu është premtuar integrimi që në vitin 2003, në samitin e Selanikut.

Sot kanë kaluar dy dekada dhe procesi është në ngërç, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në gjendje të anëtarësohen me anë të procedurave normale.

Kemi pasur një qasje tjetër të Bashkimit Europian nën drejtimin e Von der Leyen, kemi pasur një datë vitin 2030, kur vendet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen në BE.

Shqipëria i ka hapur negociatat prej dy dekadash dhe nuk ka hapur asnjë kapitull të vetëm.

Europa nën drejtimin e Von der Leyen përpiqet që me anë të mekanizmave të tjerë të ruajë konkurrencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mos u lënë vend vendeve si Kina dhe Rusia.

Kemi fondin prej 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor që të plotësojnë kushtet e tyre. Bashkimi Europian ka vënë kushte për reforma të caktuara.

Ne nuk e dimë se çfarë reformash ka bërë Shqipëria. Jam pesimist sa i takon anëtarësimit se nuk shikoj hapa konkrete nga vendet e Ballkanit Perëndimor, qoftë dhe nga Shqipëria.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë hapur negociatat në 2010 dhe 2012. Po të presim që rajoni të plotësojë kushtet e plota, duhet të presim gjatë.

Nuk po shohim as Ballkanin Perëndimor që të mbyllë njërin sy.

Ndërsa deklaratat e kryeministrit Rama me përfaqësuesit e organeve të Bashkimit Europian, janë populiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy