Silvinjo ka gati titullarët, si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Çekisë

Silvinjo ka gati titullarët, si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Çekisë

Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, do të presin në “Air Albania” Çekinë, duke filluar nga ora 20:45.

Pritet një përballje e luftuar, duke parë se çekët janë rivali kryesor për kualifikimin në Europian.

Më 22 mijë tifozë në mbështetje, Shqipëria do të kërkojë me çdo kusht fitoren, por edhe një barazim do të ishte ideal, pasi do na mbante në vendin e parë.

Ndeshja e parë në Çeki u mbyll në barazim 1-1, ndërsa për këtë përballje, kuqezinjtë do të kenë dy mungesa të mëdha, si sulmuesi Armando Broja dhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Sa i përket formacionit, Silvinjo ka bërë gati titullarët. Në portë do të luajë Berisha, ndërsa përpara tij, Gjimshiti dhe Ajeti. Nga krahët e mbrojtjes, do të luajnë Hysaj dhe Mitaj.

Në mesfushë nuk ka dyshime, me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin, që janë të sigurt. Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë përballje, sulmi do të përbëhet nga Seferi, Cikalleshi dhe Jasir Asani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy