Kalemaj: Problem që ende s’ka program qeverisës. Mund të lidhet me hapjen e kapitujve (VIDEO)

Kalemaj: Problem që ende s’ka program qeverisës. Mund të lidhet me hapjen e kapitujve (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj konsideroi si problemin kryesor të ekzekutivit faktin që ende s’ka një program qeverisës. Duke folur në Mcn Live, Kalemaj tha se sipas indicieve programi mund të diktohet nga kapitujt që po hapen me BE-në. Politologu konsideron si kapitullin më sfidues atë të mbetjeve, ku inceneratorët s’janë funksionalë, dhe tashmë është rikthyer strategjia e landfilleve. 

Problemi kryesor është që ende s’kemi program qeverisës. Kësaj radhe presim me kërshëri cili do jetë programi, sepse në zgjedhje kishte premtime elektorale, por jo një program koheziv, sa i takon reformave të nisura por të pabitisura, në shëndetësi, arsim, drejtësi, bujqësi. Ne disa indicie i kemi në lidhje me programin, sepse janë kapitujt që na diktojnë. Në lidhje me mbetjet është kapitulli më sfidues. Ai si përmendi inceneratorët, pasi përveç se kanë marrë 430 milionë euro, ata ende s’funksionojnë. Kryeministri thotë që do bëjmë tani strategjinë e landfilleve, ndërkohë që ishte strategji e 2013-ës. Ka vende të BE-së qe e kanë 40-50 për qind me djegie, nuk është e gabuar si ide, por mënyra si e koncepton. Ne s’kemi plan të mirëfilltë për energjinë, burimet ujore. Është thënë që do krijohen autoritetet kombëtar dhe inspektoriat kombëtar. Do jetë një format teknicienësh, të pastër, pa dosje penale, që kanë një farë ekspertize për kapitujt e negociatave, apo një kombinim politik-teknik. A do jenë ministrat të aftë teknikisht për reformat, dhe a do të kenë peshën e duhur politike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy