Roger Waters i Pink Floyd nuk e fsheh mungesën e simpatisë për themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.
Ai është shprehur se do të donte ta hipte Zuckerbergun në një anije kozmike dhe ta programonte udhëtimin e saj direkt e në zemër të Diellit.
Kohët e fundit, Zuckerberg i ka kërkuar Waters lejen për të përdorur këngën “Another brick in the wall, part 2”, në një reklamë të Instagramit.
“Më erdhi kjo ofertë me një shumë të madhe parash. Dhe përgjigjja është: F.ck you! Në asnjë mënyrë. Po e tregoj këtë vetëm për të nxjerrë në pah dëshirën e tij për të marrë kontrollin e gjithçkaje. Nuk bëhem pjesë e këtyre broçkullave tua Mark Zuckerberg”, tha ai.
New York Post shkruan se në të kaluarën, Pink Floyd ka lejuar përdorimin e muzikës së tij në raste të caktuara, kur ka marrë garanci se do të përdoret për një kauzë të mirë.



