Zelensky: Rusia lëshon raketa me rreze të gjatë për shkak të disfatave

Zelensky: Rusia lëshon raketa me rreze të gjatë për shkak të disfatave

Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës, sepse ushtria e saj nuk mund të demonstrojë ndonjë arritje të rëndësishme në terren”, ka pohuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një adresë video të publikuar mbrëmë vonë, Zelensky tha se kishte pasur granatime me raketa në rajonet Lviv, Sumy dhe Chernihiv, sulme ajrore në rajonin e Luhansk dhe "aktivitet sabotazhi" në zonat kufitare.

“E gjithë kjo nuk është vetëm krijimi i tensionit për shtetin tonë, jo vetëm testimi i forcës sonë”, thotë Zelensky.

Ai shton se kjo është një lloj përpjekje e ushtrisë ruse për të kompensuar një sërë dështimesh në lindje dhe jug të vendit tonë.

"Ata nuk mund të demonstrojnë sukses me veprime të përgjithshme ushtarake në zonat ku ata po përpiqen të përparojnë. Kështu që ata po përpiqen të tregojnë sukses përmes raketave të tyre dhe aktiviteteve të tjera. Gjithashtu pa dobi", u shpreh Zelensky.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy