
Spitali i qytetit të Gramshit që prej vitit 2016 ka një mungesë të theksuar të mjekëve të specialiteteve të ndryshme. Qytetarët detyrohen të shkojnë në spitalin e Elbasanit për marrë shërbimet e duhura, ndërsa shefi i burimeve njerëzore në spitalin e Gramshit thotë për MCN se në këtë spital mjekët që ushtrojnë profesionin kanë dalë në pension.



