Preçi: Rritja e çmimit për njësitë e banimit, e pajustifikuar. Fluks paraje me origjinë të dyshimtë (VIDEO)

Preçi: Rritja e çmimit për njësitë e banimit, e pajustifikuar. Fluks paraje me origjinë të dyshimtë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, e sheh si të duhur por të vonuar kufizimin nga Banka Shqipërisë të dhënies në masën 100% kredi të vlerës për blerjen e apartamenteve.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se vlera e pronës në Tiranë është rritur më shumë se dy herë vlera, në favor të atij që e shet dhe jo të qytetarit.

Sipas tij, rritja e çmimit për njësi, nuk justifikohet as me rritjen e kostove dhe as me rritjen e taksave, duke deklaruar se ka fluks paraje me origjinë të dyshimtë.

Nëse qyteti shtohet me 1000 banorë në vit, nevojat janë shumë më pak dhe 8 apo 9 milionë metra leje të dhëna shtojnë të ardhurat e bashkisë dhe nuk dihet ku shkojnë.

Masa e Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredisë është në drejtimin e duhur, por e vonuar në kohë.

Fakti që më shumë se gjysma e kredive bankare janë të dedikuara në këtë sektor, tregon që bankat janë të prirura më shumë të investojnë aty ku ka fluks paraje me origjinë të dyshimtë dhe indirekt janë nxitës të këtij sektori.

Nëse një familje ka marrë kredi për të blerë një shtëpi në ndërtim e sipër, humbet mundësinë e pagesës në vijim, rrezikon të humbë dhe shtëpinë.

“Paqja fiskale” praktikisht çoi në joshjen, në lehtësimin, është një politikë toleruese që çon në këtë lloj investimi. Por që në fakt janë shumë të dyshimta për mënyrën e financimit.

Nuk besoj të ketë flluskë në ndërtim, për sa kohë ka fluks parash që nuk dihet nga vijnë, qeveria ka vendimmarrje dhe banka që kreditojnë, do të thotë që 2 në 5 metra katrore që shiten janë të mbuluara nga banka, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga para kesh, vazhdon regjistrimi i pronave nga persona të tretë.

E shoh si një sektor me risk që nuk rregullohet duke frenuar kredinë, se frenimi i kredisë nxit qarkullimin e parave informale.

E shoh edhe si një masë në drejtimin e duhur, por nuk ndryshon ritmin e ndërtimit. Në thelb politika duhet të marrë masa adekuade.

Për sa kohë që qarkullojnë para jashtë banke, do të thotë se jepen para me fajde.

Në vijim Preçi tha se siguria juridike e pronës nuk është e garantuar në Shqipëri, përderisa shteti ia heq dikujt dhe ja jep një tjetri.

Ai shtoi se kemi probleme pasi mungon prodhimi vendas, fuqia punëtore, njohuritë për ta vënë në lëvizje vendet me ato asete që kemi janë të kufizuara.

Nëse flasim për zhvillim të domosdoshëm në një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, duhet të flasim për ato elementë që çojnë në mirëqenien e qytetarëve.

Jam skeptik nëse metoda e njohur që nga Roma e lashtë cirk dhe bukë.

Investitorët strategjikë, teoria e lëvruar në sistemin e tranzicionit, tashmë e ka ezauruar veten, është përdorur, dhënia me 1 euro, përjashtimi nga taksat, është ezauruar.

Për sa kohë që kemi 97% të atyre që emërtohen investitorë strategjikë, një pjesë janë me të shkuar të dyshimtë dhe klientë të qeverisë. Nuk justifikohen pasuritë.

Shumica e këtyre investimeve ka si background turizmin. Por Shqipëria nuk e ka zgjidhur ende se cili lloj turizmi e zhvillon vendin, turizmi masiv apo elitar.

Për sa kohë që gëzohemi që jahti i një të pasuri ankorohet në Durrës dhe furnizohet me karburant, do të thotë që jemi ende në një fazë propagande, larg pritshmërive që ka qytetari.

Çdo gjë që jepet falas dhe pa garë, është klientelizëm. Qeveria duhet të japë përgjigje për largimin e popullsisë. Shqetësim është largimi i shtresës së mesme.

Shqiptarët kanë humbur shpresën dhe kjo është edhe arsye se pse largohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy