Banorët e Rripit të Gazës kanë nisur protestat kundër Hamasit.
Disa protesta kanë nisur në zhvillohen në kampin Beit Lahia në veri, në Jabalia dhe Khan Younis.
Dhjetëra video të postuara në mediat sociale nga llogaritë palestineze treguan protestuesit që bërtisnin dhe kërkonin që t’i jepejt fund luftës.
Në Telegram dhe X, thirrja për protestë filloi të përhapet mëngjesin e djeshëm në një mesazh: "I gjithë populli i Gazës duhet t'u drejtohet pleqve, njerëzve të famshëm, në mënyrë që të gjithë të dalin në rrugë nesër për të kërkuar përfundimin e luftës dhe qeverisë së milicisë së Hamasit".



