
Procesi mësimor është ndërprerë në disa shkolla edhe në komunat veriore të Kosovës për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba raporton KosovaPress.
Zëdhënësi i Policisë në Veri, Branislav Radoviç, ka thënë për mediat e Kosovës se ka pasur alarm për bombë në të katër komunat e veriut.
Alarme për bomba ka pasur së fundmi edhe në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Kërcënimet e kryera përmes email-it kanë rezultuar të rreme.



