Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani për rreth 30 minuta në Presidencë. Takimi erdhi menjëherë pas një mbledhjeje që Basha pati në selinë blu me krerët e PD-së. Nishani dhe Basha mendohet se kanë diskutuar për krizën politike dhe mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje.
Mbrëmjen e djeshme një takim me Presidentin Nishani e zhvilloi edhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta. Meta shkoi në Presidencë pas dështimit të tryezës së partive politike, e thirrur prej tij. PD-ja nuk mori pjesë në këtë tryezë, duke e cilësuar atë një farsë.



