Parlamenti gjerman pritet të votojë pasditen e kësaj të hëne për mocionin e besimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

Nëse qeveria e humb votëbesimin, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Analistët vendas shkruajnë se qeveria nuk ka gjasa të sigurojë 367 vota të nevojshme për të fituar. Nëse Scholz humbet, presidenti Frank-Walter Steinmeier brenda 21 ditësh vendos nëse do të shpërndajë parlamentin. Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme rreth shtatë muaj më shpejt se sa ishte planifikuar, në shkurt.
Si Franca më herët, edhe në Gjermani, qeveria mund të bjerë për shkak të mosmarrëveshjeve për buxhetin, ndërsa kjo temë përçau edhe koalicionin qeverisës.
Sipas sondazheve të medieve gjermane, nëse vendi shkon në zgjedhje së shpejti, SPD-ja në pushtet është e treta, pas CDU-së dhe AFD-së.



