Gazetari Mentor Kikia në studion e MCN Live ka komentuar humbjen e thellë të opozitës duke u shprehur se Rama atë kalkulimin 50 plus nuk e beri kot, por sipas tij ishte një informacion që bazohej mbi disa sondazhe sepse PS është një makineri politike dhe elektorale.
Ai tha se ne Shqipëri ka pakënaqësi si nga qeveria dhe opozita, por kjo fushatë nxori në pah pakënaqësitë e kësaj të fundit dhe se ajo i bëri gabim llogaritë.
Në këto zgjedhje nuk fitoi askush se refuzimi i votës nuk mbështeti as ndryshimin e opozitës dhe as vazhdimin e socialistëve. Socialistët u futën në zgjedhje me administratë, pensionistë, ndërsa opozita se kishte këtë luks dhe asaj do i duhej të prodhonte frymën për të mposhtur dhe votat e sigurta që i ka çdo parti në qeverisje. Opozita eci me idenë se qeverisja e 3 mandateve e Ramës është gërryer nga korrupsioni dhe opozita mendoi se çdo njeri që ka pakënaqësi ndaj qeverisë do ishte votë për të, por rezultoi se ata që kishin pakënaqësi nga qeveria kishin pakënaqësi dhe ndaj saj. Pra opozita bëri llogaritje të gabuara.
Në vijim ai shtoi se në kohën që opozita ishte në gjendje të shkalafitur jo vula, po sigla, PS ishte duke u marrë me fushatë dhe në këto kushte ishte në disfavor dhe në aspektin organizativ dhe megjithatë ajo që ndodhi ishte se kjo fushatë nxori në sipërfaqe të gjitha të mirat dhe të këqijat e këtij vendi.
Maxhoranca është në votën e saj të sigurtë, ndërsa opozitës do i duhet të bëj atë remontin e saj, nga sëmundja po e çoj te makina e prishur, ose e çon në ofiçinë ose për scrub. Opozita ose shkon në zero ngre flamurin e bardhë dhe nisin çdo gjë nga zero sepse e mira e këtyre zgjedhjeve tregoi se kush vlen nga opozita. Ata që kanë vulën si kap radari fare për vota. Kush vlen, Durrësi, Elbasani, njerëz që vlejnë, s’ka as kryetar asgjë, as të parë as të fundit, të bëhen bashkë.



