Irani rihap xhamitë

Irani rihap xhamitë

Nesër, në 132 qytete iraniane do të lejohet rihapja e xhamive. Të gjitha këto qytete konsiderohen me rrezik të ulët të infektimit nga Covid-19, njoftoi sot Presidenti Hassan Rohani. "Në këto zona do të rihapen edhe shkollat më 16 maj, por vendimi zyrtar do të shpallet disa ditë para kësaj date", tha presidenti, sipas agjensisë “Irna”. Autoritetet shëndetësore iraniane e kanë ndarë vendin në zona të bardha, të verdha dhe të kuqe, sipas përhapjes së infeksionit, dhe rihapja e aktiviteteve do të diferencohet në përputhje me këto kritere. Sipas raportit të fundit zyrtar, ka 96 448 raste të konfirmuara të Covid-19 në Iran dhe 6 156 të vdekur. Që nga fillimi i Ramazanit muajin e kaluar, shumë udhëheqës fetarë i kanë kërkuar presidentit Rohani të rihapë xhamitë, megjithë paralajmërimet për valët e reja të mundshme të përhapjes së koronavirusi nga autoritetet shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy