Paloka: Është rritur eksporti i kanabisit, Rama: Flisni sikur e keni pirë

Paloka: Është rritur eksporti i kanabisit, Rama: Flisni sikur e keni pirë

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, dhe kryeministri Rama kanë shkëmbyer replika në nisje të seancës lidhur me kultivimin e kanabisit.   

Paloka tha se eksporti i kanabisit e ka kaluar atë të prodhimeve bujqësore. “Ajo çfarë është e rëndësishme me kanabisin, është e vërtetë janë rritur eksporetet më shumë se kurdoherë tjetër nga prodhimet bujqësore, është rritur eksporti i kanabist. Në 2 javë 20 ton kanabis të eksportuar, jot ë trafikuar. Ky është realiteti i bujqësisë”, tha Paloka.

Ndërsa Rama u shpreh se shifrat tregojnë rritjen e ekonomisë, ndërsa deputetët e opozitës flasin sikur të ishin në efektin e kanabisit.

“Për sa u përket eksporteve janë shifrat që flasin. Eksportet bujqësore janë rritur. Shifrat flasin për një zë në ekonominë tonë që fuqizohet. Nuk flasin për kanabis, që duket se ka pasur një efekt shkatërrues të vijës tuaj logjike. Flisni për kanabis sikur jeni nën efektin e tij sa herë hapni gojën. Kjo është katastrofë për një parti që prezumohet të jetë alternative”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy