Rama: Policia e Shtetit, në 10 vjet ndër më të mirat e Bashkimit Europian

Rama: Policia e Shtetit, në 10 vjet ndër më të mirat e Bashkimit Europian

Në një hark kohor 10-vjeçar, policia shqiptare do të jetë një ndër 10 më të mirat e Bashkimit Europian. Ky është objektivi i prezantuar sot nga kryeministri Berisha gjatë aktivitetit “Policia e gjeneratës së re”. Rama tha se Policia e Shtetit ka sot një fytyrë të re, krejt larga nga ajo e 3 viteve më parë.   

“Në një 10-vjecar policia të jetë një ndarë më të mirat e BE. Ky objektiv është jo vetëm i mundshëm, por tërësisht ën mundësitë tona. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të implementojmë një reformë e cila e ka kthyer policinë e shtetit pranë qytetarit dhe komunitetit. 3 vite më parë shumica e policisë së shtetit ishte nëpër zyra, ndërsa pakica në terren duke shtyrë makinat pa naftë veshur me uniforma që ishin material për barsoleta”, tha ai.

Duke u ndalur te uniformat e reja të Policisë së shtetit, Rama falenderoi Turqinë dhe presidentin erdogan për mbështetjen e kërkesës.

“Bënë mundur që sot policia jonë e shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara, ku pjesa e uniformave operacionale është në dispozicion të të gjithë atyre që në punën e përditshme të terrenit e kanë të domosdoshme këtë reformë”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy