Australia dhe Zelanda e Re presin vitin e ri 2018, spektakël fishekziarresh (VIDEO+FOTO)

Australia dhe Zelanda e Re presin vitin e ri 2018, spektakël fishekziarresh (VIDEO+FOTO)

Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e ri 2018 me një super spektakël fishekziarresh nga maja e kullës 328 metra “Sky Tower” në Auckland.

Mijëra banorë dhe turistë mbushën rrugët e qytetit për të parë festivalin e dritave, që i dhanë ngjyrë minutave të para të Vitit të Ri mbi portin e qytetit.

Si për çdo vit, mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, që janë të parat vende që mirëpritën Vitin e Ri. Qytetarë nga këto vend kanë shijuar spektaklin e magjishëm të fishekzjarrëve.

Këta ishuj të vegjël të Paqësorit, pa bujë përcjellin të parët vitin e vjetër për t’i lënë fishekzjarret dhe zhurmën Zelandës së Re, shteti i parë i madh që feston mbërritjen e Vitit të Ri. Më interesantja e Vitit të Ri në Samoa është fakti se një person mund të bëjë një udhëtim 1-orësh me avion për në Samoan Amerikane, që është në anën tjetër të kufirit mes viteve dhe ta festojë Vitin e Ri dy herë, 12 orë më vonë.

Pas Zelandës viti i ri ka mbëritur edhe në Australi ku qielli i natës ishte i ndezur me të gjitha ngjyrat e ylberit, ndërsa mijëra fishekzjarre shpërthyen në të dy anët e Urës së Harbour.

Mijëra të pranishëm ndoqën festivalin e fishekziareve që ndriçuan qellin e Sidneit duke i dhënë akoma më shumë zbukurim panoramës festive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy