Në ditën e tretë të investigimit nga TemA TV përsa u përket kartave të shëndetit, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Zëdhënësja e ministres Ogerta Manastirliu thotë se kartat e shëndetit nuk kërkohen më nëpër qendrat spitalore, ndërsa urdhëri ka dalë nga Fondi i Sigurimeve.



