Nën sloganin “Liri për Palestinën” dhjetëra qytetarë po protestojnë pasditen e kësaj të mërkure në sheshin “Skëndërbej”.
Gazetari Besmir Pula tha në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv se është vendosur një kordon policor pasi protestuesit do nisen drejt Bashkisë Tiranë dhe më pas drejt Kryeministrisë.
Një nga protestuesit tha se kjo protestë solidariteti me banorët e Gazës nuk ka lidhje as me politikën dhe as me fenë, por me njerëzimin.
Nuk ka lidhje as më myslimanët as me të krishterët, por me njerëzimin. Është çështje mëshire solidarizuese.
Unë këtu janë për njerëzit, qeniet njerëzore, për të përfaqësuar njerëzit, fëmijët. S’ka të bëjë me fenë.
Edhe aktivistja Greta Thunberg është e pranishme në protestën në mbështetje të palestinezëve që po mbahet në Tiranë.



