Konsulentja e emigracionit shpjegon kushtet për të marrë vizë angleze dhe rastet e refuzimit

Konsulentja e emigracionit shpjegon kushtet për të marrë vizë angleze dhe rastet e refuzimit

Konsulentja e emigracionit (Stonemont Law) Ensi Sako, flet për aplikimin për të marrë vizë angleze, kushtet dhe rregullat e shtrënguara.

 

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se aplikimet për viza angleze aktualisht janë bërë më të vështira se kurrë, për shkak të rregullave strikte, sidomos për viza turistike, pasi shqiptarët vijnë me viza turistike, e shkelin vizën dhe rrinë aty.

 

Sipas saj, arsyeja kryesore e refuzimit të vizës është dokumentacioni dhe personat ku aplikojnë qytetarët te persona të pacertifikuar.

 

Pika kryesore është që argumenti duhet të jetë në përputhje me dokumentacionin, pjesa tjetër më e rëndësishme janë financat. Personi duhet të ketë mundësi financiare, të ardhura mujore të rregullta. Duhet të ketë të ardhura në bankë. Për vizën turistike duhet të ketë të ardhura të rregullta gjashtë mujorin e fundit, të ardhura të justifikuara me dokumente, në banka, nga paga, qira apo diçka tjetër. 

 

Për vizën turistike mund të dalë sponsor një person, një familjar. Dhe nëse nuk kanë familjar në Angli mund të vijnë për turizëm në Angli. Kur gënjehet se nuk kanë të afërm ilegal në Angli, mund të pezullohen deri në dhjetë vite. Aktualisht rregullat janë më strikte se para dhjetë viteve. Ky shtrëngim ndodh me të gjitha shtetësitë, jo vetëm me shqiptarët. 

 

Ka rëndësi mënyra si aplikohet, nëse nuk aplikohet nga persona të licencuar ka vështirësi. Kur një person ka një, dy apo tre refuzime, është shumë e vështirë që pas kësaj të marrësh përgjigje pozitive. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Përqindja më e madhe e refuzimeve vjen prej mungesës së informacionit për të gjithë dokumentet që duhen. Personat që kanë më shumë se një refuzim, nuk duhet të bëjnë gabim dhe të aplikojnë, pa qenë të informuar mirë nga zyra ligjore. 

 

Viza studentore ka procedurat e veta, por sot për sot është një nga opsionet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe më e paprekura deri më sot. Kriter është njohja e gjuhës angleze dhe notat në shkollë. Mosha nuk është kriter, se në Angli mund të vijnë për master edhe persona 48 vjeç. Ka dhe që e përdorin si truk, pasi edhe kur je me studime, ke mundësi të punosh deri në 20 orë në javë. 

 

Vizat e punës, është vështirësuar sidomos në 2025. Pasi deri në vitin 2025 ka qenë e hapur pjesa e hapur e profesioneve, ndërsa pas 2025 është vetëm një listë shumë e shkurtër vetëm me disa profesione teknike të cilët kanë kohë deri në dhjetor 2026 që të aplikojnë. Por duhet të kenë kualifikime, trajnime, eksperienca e punës për të vërtetuar që është i përshtatshëm për vendin e punës. 

 

Duhet të plotësojnë edhe kriteret e gjuhës angleze, e cila nga janari 2026 kalon në 2026. Sistemi është bërë shumë selektiv, por nuk është e pamundur, sidomos në momentin kur siguron një kontratë pune. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy