Mbyllet procesi “The family” në Itali. Gjykata ka dhënë dënimin për Umberto Bossin dhe familjarët e tij në lidhje me përvetësimin e fondeve të partisë për shpenzime vetjake.
Vetë Umberto Bossi është dënuar me 2 vjet e 3 muaj, djali i tij një vit e 6 muaj dhe 2 vjet e gjashtë muaj për ish-financierin Belsito.
Edhe djali tjetër i Bossit, Riccardo, i përfshirë gjithashtu në këtë çështje është dënuar me gjykim të shkurtuar me 1 vit e 8 muaj për shpenzimin e 158 mijë euro të partisë.
Mes parave të shpenzuara nga Renzo Bossi, i njohur ndryshe me nofkën “Trota” (Trofta) janë edhe 77 mijë eurot e shumëpërfolura për blerjen e diplomës false në universitetin “Kristal” në Shqipëri.



