Pastrim parash, lirohet nga burgu djali i Presidentit të Kolumbisë

Pastrim parash, lirohet nga burgu djali i Presidentit të Kolumbisë

Një gjykatës kolumbian urdhëroi të premten mbrëma lirimin e djalit të Presidentit Gustavo Petro nga paraburgimi, ndërsa po hetohet mbi akuzat për pasurim të paligjshëm dhe pastrim parash.

Nicolas Petro pranoi të bashkëpunonte në hetim dhe prokurorët thanë se të enjten pranoi se fushata zgjedhore e babait të tij në vitin 2022 u financua me para me origjinë të dyshimtë.

Mario Andras Burgos, prokurori përgjegjës për çështjen, tha se Nicolas Petro garantoi se do të dorëzonte audio dhe dokumente për të vërtetuar se një pjesë e parave që i ishin dhënë përfunduan duke financuar kandidaturën e babait të tij.

Prokuroria e Përgjithshme paraqiti prova që sipas saj tregonin se i riu ka marrë para në mënyrë të paligjshme.

Por gjyqtari tha se prokurorët nuk e vërtetuan nevojën për të mbajtur djalin e Presidentit në paraburgim ose në arrest shtëpie, teksa u arrestua një javë më parë.

Ai u urdhërua të lirohej me kusht që të mos largohej nga Kolumbia dhe të mos merrte pjesë në aktivitete politike.

Nicolas Petro është ligjvënës për rajonin verior bregdetar të Atlantico, por ka thënë se do të japë dorëheqjen nga detyra.

Të martën, kur u akuzua, prokurorët thanë se Petro mori mijëra dollarë nga trafikantët e drogës dhe i përdori për të blerë shtëpi luksoze dhe makina të shtrenjta.

Nicolas Petro, 36 vjeç, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat, por pranoi të bashkëpunonte me autoritetet.

Rasti i arrestimit të tij vjen në një kohë kur Presidenti i Kolumbisë po humbet popullaritetin dhe është ekspozuar ndaj sulmeve nga partitë opozitare, të cilat janë bërë gjithnjë e më ngurruese për të bashkëpunuar me axhendën e tij legjislative.

Presidenti ka thënë se nuk do të ndërhynte në hetim dhe shkroi një mesazh në X, platforma e njohur më parë si Twitter, në të cilën ai tha se shpresonte që djali i tij “të reflektonte për gabimet e tij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy