Ndërron jetë ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha

Ndërron jetë ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha, ka ndërruar jetë këtë të enjte, si pasojë e një sëmundjeje që vuante. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. 

"Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

Homazhet për nder të tij do të mbahen nesër, më 3 janar, nga ora 09:00 deri në 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë. Varrimi i tij do të bëhet po ashtu më 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. E pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3” në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në 14:00.”, shkruan djali i tij.

Drupal Ad

Anton Berisha ka shërbyer gjithashtu si ambasador i Kosovës në Slloveni dhe ka pasur një karrierë të shquar në shërbimin diplomatik të Kosovës. Ai do të kujtohet për kontributin e tij në politikën e jashtme të vendit.

Përveç angazhimeve të tij diplomatike, Anton Berisha ka qenë shpesh i ftuar në studio televizive, përfshi dhe në MCN, për të dhënë opinionet e tij mbi zhvillimet politike dhe diplomatike, ku ka ndarë përvojën dhe njohuritë e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy