Tahiri-policive private: Përmirësoni pagat dhe burimet njerëzore, keni 1 muaj kohë

Tahiri-policive private: Përmirësoni pagat dhe burimet njerëzore, keni 1 muaj kohë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u ka kërkuar krerëve të kompanive private të sigurisë të përmirësojnë standardet e punësimit. Gjatë një takimi me këta të fundit, Tahiri tha se policia private duhet të jetë në nivelin e standardeve të kohës. Për këtë sipas Tahirit, përmirësime imediate duhet të bëhen në përzgjedhjen e burimeve njerëzore që aktivizohen në policitë private dhe pagesën e punonjësve konform ligjit.

Pjesë nga fjala e Tahirit

“Hapësira për të pasur më shumë siguri bashkë me kontributin tuaj ekziston. Kjo duhet të fillojë bnga burimet njerëzore. Është kjo arsyeja që ju takova dhe nuk preferova të firmos urdhër në zbatim të ligjit pa u konsultuar me ju lidhur me burimet njerzëore që aktivizohen në policitë private. Policitë private nuk mund të jenë xhepi për pension të parakoshëm të njerëzve që nuk bëjnë dot punë të tjera. Policia private duhet të jetë me standardet më moderne europiane.

Standardet nuk mund të vijnë duke paguar një polic privat me 180 mijë lekë të vjetra, kur ligji parashikon 330 mijë lekë minimum, ndërkohë që kompanitë i marrin këto para nga kontraktorët dhe nuk ua japin policëve privatë. Ne do luftojmë, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, për inspektimin e këtyre standardeve, do luftojmë që secili prej 9000 punonjësve privatë të shoqërive tuaj të paguhen ekzaktësisht sa e kërkon ligji.
Një muaj është i mjaftueshëm për secilin prej jush të zbatojë detyrimet ligjore dhe kontraktuale që keni me kompanitë. Brenda një muaji secili të përbushë detyrimin ligjor, duke pagur me minimumin që parashikon ligji çdo punonjës polic privat që keni në kompanitë tuaja”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy