
Lulzim Basha i ka dorëzuar dje ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai. Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, kryedemokrati a ja ka shuar shpresat Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijnë Bashkitë pa kryetar, duke përdorur logon e PD-së.
Përkitazi me këtë, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Endira Bushati, thotë për emisionin e “MCN live”, se kjo është mjaft tendencioze dhe e përkrahur nha vet KQZ për Bashën.
“Këtu jemi qartazi përballë dy situatave, ka një situatë politike ku lufta po zhvillohet aktualisht dhe ajo juridike, ku duket qartë se ka një aleancë në gjithkomponentët e institucioneve në të gjithë faktorët institucional, për të mohuar shumicën e PD dhe për të përkrahur Bashën, pra është tendencioze”.
Bushati është e bindur se ka një bashkëpunim të Bashës me PS në zgjedhjet e pjesshme vendore.
“Ka një bashkëpunim mes të dyve , ne e kemi thënë edhe me herët, se nxorëm një të vërtetë lakuriqe, një bashkim akoma më të thellë Rama -Basha për çështjet themelore të politikës në Shqipëri. P.sh., si mundtë ndihmohet në këtë rast, ne kemi gjashtë bashki ku shkohet për të votuar, mund të bashkëpunohet në gjashtë bashki, në aspektin elektoral, Rama do të insistoj të fitojë Durrësin me çdo mjet, për shkak të interesave që ka, por nga ana tjetër për bashkitë e caktuara mund të ketë bashkëpunim të caktuar në natyrën që vijnë përballë kandidatë të dobët, që nuk kanë shanse për të fituar, pra pritet për tu parë.
Pavarësisht kësaj, Bushati shprehet se Komisioni i Rithemelimit ka shansë të fortë të fitoj Shkodrën sepse kjo vie si përgjigja e asaj që mbi 80 përqind e demokratëve janë me Berishën dhe numri më i madh i tyre ndëshkuan me votim për shkarkimin e Bashës.
“ Tani shtrohet çështja se sa vota do të marrë Basha dhe kjo po të provohet me 6 mars , sepse mijëra demokrat shkodran dolën nga letargjia dhe e votuan shkarkimin e Bashës. Komisioni i Rithemelimit, ka një përgjegjësi historike, që primaret do të jene transparente e demokratike dhes e këto primare do te prodhojnë kandidatin më përfaqësues për këto zgjedhje për bashkinë e Shkodrës.



