Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të enjte se asnjë ushtar amerikan nuk nevojitet për të zbatuar propozimin e tij për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.
“Nuk do të ketë nevojë për asnjë ushtar amerikan! Stabiliteti do të mbretërojë në rajon!!!” , shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Republikani tha se Rripi i Gazës do t'i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në fund të luftimeve duke shtuar se deri atëherë, palestinezët do të jenë vendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura me shtëpi të reja, moderne në zonë.



