Protesta në selinë blu, Basha dhe Berisha thirren në prokurori

Protesta në selinë blu, Basha dhe Berisha thirren në prokurori

Sali Berisha dhe Lulzim Basha pritet të paraqiten në organin e akuzës në ditët në vijim. Ish-lideri i PD-së dhe kryetari aktual do të japin deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi çështjen.

Dy ditë më parë, vetëm pak orë pas protestës në selinë blu, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, për këqyrjen e çdo ambienti ku u zhvillua ngjarja që degradoi në përdorimin e dhunës.

Pas protestës u arrestuan 34 persona dhe u proceduan 18 të tjerë, mes të cilëve edhe Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka.

Ditën e martë pritet të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit. Burimet i thanë MCN TV se për pjesën më të madhe të të arrestuarve do të kërkohet lirimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy