U rrit në Itali por këndon labçe, Alban Vallaj: Gjithçka nisi nga gjyshi, edhe nuses i këndoja

U rrit në Itali por këndon labçe, Alban Vallaj: Gjithçka nisi nga gjyshi, edhe nuses i këndoja

Këngëtari Alban Vallaj, rrëfen pasionin e tij për muzikën, edhe pse 29-vjeçari punon si elektriçist në Itali.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se pasioni i tij për muzikën nisi që i vogël kur pas përfundimit të shkollës në Itali, i ati e sillte te gjyshërit në Vlorë.

Gjyshin e kam puro lab me tradita, i cili ia merrte këngës që në mëngjes. Nga aty lindi pasioni, më pëlqeu, mblidhesha me shok dhe miq.

Një shoku im korçar ka një ministudio dhe aty filluam më tej. Nga Shqipëria kam ikur 8 vjeç, kam bërë vetëm klasën e parë këtu dhe mësova ABC-në e parë.

Më shumë jam marrë me shqiptarët, se italiani i merr gruan shokut. Prindërit i kam pasur pikë referimi, doja që ta lija shkollën që në vit të tretë në shkollë të mesme.

Shkollën e bëja vetëm për të bërë shkollën. Mora një diplomë që ta kem, se nuk i dihet si shkon jeta. Mua nuk më hyri në punë, se duhet dhe ajo ana e mikut.

Po të iki nga Italia, në Norvegji mund të më hyj në punë. Babanë e kam dëgjuar dhe nuk e kam kaluar urën e Mifolit, e mora në Mifol.

Nusen e kam njohur nga Instagrami, i njihja kushërirat. Nusja më thotë si intrigant që mund të jem, më nis ftesën në Instagram.

E pranova, nusja ka lindur dhe është rritur në Itali. E flet shqipen mirë. I shikoj fotot, mesazh unë.

Mesazhi i parë i kam thënë e di sa peshon një ari polar, mjaftueshëm sa për të çarë akullin, unë jam Albani.

U njohëm, folëm disa kohë. Ajo jetonte në Verona, diku një muaj larg. Pas dy muajsh kur e pashë që ra ajo në dashuri, ishte dhe ajo largësia.

Ka qenë Covidi 17 tetor 2020. Kam vajtur e kam takuar në anë të autostradës, me frikë vija. Ajo e vlerësoi u ulëm në tavolinë një natë dhe i thashë, si do ia bëjmë.

Ose do vish ti te mua, të krijojmë familjen tonë, ose ti. I kam kënduar dhe kur iu prezantova, i shkova poshtë shtëpisë dhe i këndova me muzikë spanjolle, një ti çuar Petrit Lulon dhe Irini Qirjakon.

Edhe nëpër shtëpi i kam kënduar disa pjesë. Ajo pëlqen spanjollen dhe unë ia mbaja në spanjisht.

Djali është 7 muajsh dhe tani më kujtohet im atë, kur më thoshte se do më kuptosh kur të bëhesh baba vetë. Për djalin kam një projekt, një këngë.

Me lindjen e djalit, të ndryshon jeta. Por nga jeta e natës, jam mbledhur që me gruan.

Por me këto këngët që bëj, shkoj vetëm te Blerina Balili dhe te këngëtarët popullorë.

Unë në Itali, shkoja nëpër festat shqiptare që organizoheshin, në fillim nisi spontanisht, por pastaj nisi pëlqehesha.

Me kismet vitin që vjen, me traditat siç e ndjej unë ka mundësi t’i futem popullores. Por diçka më moderne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy