Banorë të zonës “Kodra e Priftit” në kryeqytet kanë protestuar sot kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të projektit të Unazës. Duke folur për mediat një banore thotë se ka 16 vjet që ka çuar letrat për legalizim dhe tani po e nxjerrin në rrugë.
Kam 26 vjet që e kam ndërtuar shtëpinë, jam tre kurorë. Pse na mbajtën kaq vjet?! Na thoshin jeni në proces legalizimi! Kam 16 vjet që i kam çuar letrat për legalizim. Tani na thanë do bëhet Unaza, na gënjyen. Do më fusin në streha, dy tre vjet dhe do më heqim prapë, ndihmë sociale. Jemi bërë me depresion, po shkatërrohemi, nuk po flemë natën. Peshku i madh është ai që do ngrejë vilat dhe pallatet këtu”, shprehet ajo.
Ndërkaq një tjetër banor i zonës kërkon takim me kryeministrin Edi Rama dhe autoritetet përkatëse.
Le të vijë të bëjë një takim me neve, ose shkojmë ne atje, të bëjnë një komision 3-4 veta. Bëhen studimet, pastaj bëhet projekti, tha një banor”, tha ai.



