Trupi i Gjergji Tushës, 65-vjeçarit që u gjend i pajetë pasditen e djeshme pranë brigjeve të Lumit Mat në Pllanë të Lezhës është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se fillimisht është dhunuar pasi ka disa plagë në pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë.
Grupi hetimor po heton edhe pistët e krimit në familje, pasi 65-vjeçari ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtje për shkak të problemeve me të birin.



