
Çfarë prodhoi takimi i liderëve evropianë mbajtur dje në Tiranë në aspektin ekonomik, social dhe jo vetëm.
Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, në një lidhje me “MCN live”, numëroi aspektet pozitivë që prekin më këtë rast edhe Shqipërinë dhe interesat ekonomike të saj.
Sipas tij, samiti prodhoi rezultate të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin, si dhe nisin procese që tërheqin ato më të mëdha në vijim.
Prodhoi disa rezultate të rëndësishme si për Shqipërinë dhe Ballkanin.
Ulja e tarifave roaming me BE-në, që ka dy element të rëndësishëm, atë që prek drejtpërdrejt qytetarët, e dyta që nis një proces që mund të përsëritet me procese të tjera më të mëdha.
Është hapur dera për të tilla bashkëpunime në fushën ekonomike me BE-në.
Shumë shpejt mund të jemi bashkë në tregje të tjera me impakt të madh për qytetarët. Paketa e energjisë përsëri ka financime nga BE, që do të jenë të shpejta, jo në atë cikël normal që do vite, por do disbursohen në periudhë të shpejtë për të shuar pasojat e krizës energjetike.
Hapet një dritare më shumë në sistemin arsimor evropian, për të rritur cilësinë e arsimit në Shqipëri dhe Ballkan.
Intensifikohet bashkëpunimin në fushën e emigrimit, për të shmangur abuzimin, që krijon probleme në vendet anëtare.
Gjipali, tha se në aspektin politik Shqipëria ndodhet në pozicion komod për shkak të qëndrimeve lidhur me luftën ne Ukrainë, teksa Serbia në këtë aspekt, luan më dy porta.
Vet deklarata përfundimtare e përforcoj kërkesën e BE që të gjitha vendet të jenë të njësuar me qëndrimin evropian sa i takon luftës në Urainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë.
Mendoj që këtu Shqipëria ndodhet në një pozicion komod, të mirë dhe jo më kot u zgjodh Tiranë për tu bërë samiti, për shkak të përkrahjes së saj dhe qëndrimeve që ka mbajtur në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Në këtë kuadër bie në sy Serbia në rajon, e cila vazhdon të luaj më dy porta, një anë më Rusinë e një me anën evropian dhe duket se BE, nuk po e kapërdin më, kjo shkaktoj edhe reagimin e Vucic në kthim kur tha se nuk e kam nënshkruar deklaratën.
Pra, ka një qëndrim të Serbisë, te të folurit ndryshe me BE e ndryshe me Evropën.



