
Shkarkimin e presidentit Ilir Meta, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si lëvizje politike të gabuar edhe pse sipas tij ai ka shkelur kushtetutën dhe meriton shkakrkim.
Nga studio e lajmëve të MCN TV, Nano tha se shkarkimi mund ta rikthente Metën në qendër të vëmendjes, por sërish LSI është e pambijetueshme.
Intervista Mustafa Nano:
Nano, me shumë nxitim, diktuar dhe nga afatet kushtetuese, mazhoranca nisi sot hapat ligjorë me qëllim shkarkimin e Presidentit Meta. Përgjegjës kreu i shtetit bëhet edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. A mendoni se ka realisht shkaqe ligjore për ta larguar Presidentin nga detyra?
Nano: Besoj që praktikisht ka arsye për ta shkarkuar pasi ka bërë thirrje për rebelime, për marrje sfurqesh. Ai ka qenë i rreshtuar politikisht. Ai ka qenë opozitari më i madhe dhe protagonisti i betejës opozitare. Mund ta shkarkojnë, do ndezin pak situatën dhe do risjellin në qendër të vëmendjes Ilir Metën që për mua i takon arkivave të historisë. Për mua është lëvizje e gabuar, ai e meriton, por për mua nuk është gjëja e duhur.
Anëtarët e GJK do vendosin shkarkimin e tij sepse ai ka shkelur kushtetutën, por e shoh si lëvizje të gabuar politike, për të bërë reflektorët të kthehen mbi të. Ai mund të rifaktorizohet, por unë e shoh LSI-në si jo të mbijetueshme.
Nano, si Presidenti dhe opozita kërkon rinumërim te votave. Çfarë efekti mendoni se do të ketë ky proces? Sa do i shërbejë kauzës së opozitës dhe Presidentit?
Nano: Mendoj që rinumërimi duhet bërë dhe besoj që do të bëhet dhe do marrim vesh që s’do dalë asgjë në fund. Jam i sigurt sepse kam marrë informacione që fletët e pavlefshme i përkasin të gjitha partive. Kur të rilexohen kam qejf të vij këtë dhe të dalë kjo që po them.
Nano, ju e keni thënë tashme se Basha duhet të ikë nga drejtimi i PD. Fatbardh Kadilli, ka shpallur interesin e tij për kryetar ndërsa, Agron Shehaj është një nga emrat e lakuar. Ju shihni ndonjë prej tyre në krye të PD?
Nano: Kam përshtypjen që në gjendjen që është sot PD, Basha është pa konkurrentë. Aty është tharë mjedisi. Kur vjen puna tek idetë ata janë të gjithë berishianë, nuk kanë ide. Nuk kam dëgjuar diçka ndryshe nga Shehaj apo nga Kadilli. Në PD duhet instaluar garën brenda partive. Më të mirë se Basha në PD nuk ka edhe pse unë skam pikë respekti për të.
Nano, sot është dita botërore e shtypit. Si e shihni median ne Shqipëri?
Nano: Media është shumë keq dhe kjo që po them është banale. Është keq për arsye të ndryshme dhe kjo po ndodh në të gjithë botën. Ka një krizë të medias në të gjithë botën, por tek ne i shtohen edhe gjëra të tjera, është një diskutim i gjatë por për ta mbyllur dua të them është shumë keq.



