Thuajse një viktimë çdo ditë është bilanci i javës së parë të janar 2026 në vend. Ndërsa shpejtësia dhe mos respektimi i rregullave i ka marrë jetën 7 qytetarëve mes tyre drejtues mjeti dhe kalimtarë.
Drejtimi i mjetit në vend, për shumicën e qytetarëve shoqërohet çdo çast me pasiguri, stres, frikë dhe një tmerr nga shoferët e papërgjegjshëm që sjelljet minimale të respektimit të rregullave. I anashkalojnë me snobizëm, fodullëk dhe arrogancë duke mos pyetur për kostot që shkaktojnë.
Këtë e fakton më së miri edhe bilanci tragjik me 7 viktima në vetëm 6 ditët e para të vitit që sapo kemi nisur. Më datën 1 janar teksa do duhet të ishte një moment gëzimi, tre të rinj humbën jetën në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
Ata ishin Klejdi Myftari (24 vjeç), Martin Dulaj (25 vjeç), Anxhelo Ruçi (27 vjeç) i ndjeri rezulton edhe nipi ish kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Por ky bilanc tragjik ku të rinjtë humbën jetën do të pasohej nga një tjetër tragjedi. Këtë herë në aksin Lezhë – Milot me dy viktima. Përkatësisht • Elona Florini (45 vjeçe), Petrit Florini (53 vjeç) i ndjeri djali i tezes së kryebashkiakut Pjerin Ndreu.
Një viktimë do të shënohej më datën 4 në kryeqytet në aksin e njohur si Ura e Peshkatarit viktima një 46-vjeçar i përplasur nga urbani.
Ndërsa më datë 4 janar në pasdite një 68-vjeçar do të aksidentohej për vdekje në Durrës.



