Alibia që do të përdorë qeveria për gjobën 110 milionë euro sipas Mustafa Nanos

Alibia që do të përdorë qeveria për gjobën 110 milionë euro sipas Mustafa Nanos

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryeministrin Rama, sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe zyrtarë të tjerë të lartë në lidhje me rastin “Beketi”.

Padia e PD erdhi katër ditë pasi MCN TV publikoi detaje të vendimit të arbitrazhit për çështjen Beketi. Lidhur me këtë padi, analisti Mustafa Nano tha në studion e lajmeve të MCN TV se nuk beson që fajtorët do të dalin. “Nuk besoj që organet e drejtësisë do të vihen në lëvizje, para zgjedhjeve jo një herë”, tha Nano teksa sqaroi se kjo ngjarje do të klasifikohet si vendim qeverie dhe kjo do të jetë alibia që qeveria do të përdorë. “Kjo do të jetë alibia e qeverisë siç e ka pasur edhe Berisha që vendimet e qeverisë nuk dënohen”, shtoi më tej analisti.

Intervista e Nanos në studion e lajmeve të MCN TV:

Unë kam dorë padinë që thotë në pjesën arsyetuese se për këtë dëm kolosal dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe përgjegjësit kanë emra. Besoni se do dalin fajtorët për këtë çështje ose më mirë përgjegjësit zoti Nano?

Nano: Unë nuk besoj se fajtorët do të dalin, nuk besoj që organet e drejtësisë do të vihen në lëvizje, para zgjedhjeve jo një herë. Edhe nëse vepron SPAK do ta bëjë shumë vonë dhe do të varet nga rezultati zgjedhjeve. Edhe më parë kanë ndodhur ngjarje të tilla, por kjo është shifër kolosale, është pikërisht shifra që bën përshtypje. Këto janë vendime qeverie dhe do të klasifikohen si vendime qeverie dhe qeveria ka mandate popullor. Kjo do të jetë alibia e qeverisë siç e ka pasur edhe Berisha që vendimet e qeverisë nuk dënohen.

Reformës në Drejtësi i besoni?

Nano: Reforma nuk është mbyllur akoma, u duhet dhënë kohë. Nuk mund të presim që ato struktura të brishta të gjykojnë këtë. Dëmet këtu janë shumë të mëdha. Nuk besoj që këto struktura të brishta të marrin vendime të mëdha, nëse e bëjnë do hyjnë në histori.

Duhet t’i konsiderojmë të humbura 110 milionë euro zoti Nano, edhe pse zoti Rama thotë se po vazhdon betejën?

Nano: Nuk e besoj këtë që thotë kryeministri, çështja është e mbyllur, nuk ka ku të apelohet. Një alibi tjetër mund të jetë e thjeshtë duke përdorur dëbimin e Beketit. Çdo qeveri e ka të thjeshtë alibinë, që kemi marrë një vendim. Mbrojtja që i është bërë çështjes ka qenë e dobët.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy