Shkrimtari Marçel Hila i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se “çfarë përfitonte një spiun i regjimit komunist”, u shpreh se ai ishte i detyruar të jepte informacionin pasi në të kundërt i cënoheshin liritë.
“Spiuni është rekrutuar me masa shtrënguese. “Ti duhet të firmosësh, të çojmë në internim dhe të fusim babën në burg dhe detyrohej të firmoste”. Kur vinte agjenti dhe I kërkonte informacion, ai ishte i detyruar të prodhonte informacion.”, u shpreh Hila.



