Diplomati nga Kosova, Flamur Gashi në një lidhje Skype për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se Kosova i ka larguar forcat speciale nga Banjska, ndërkohë që ka lënë ndërhyrjen e shpejtë.
Gashi tha se në Kosovë përveç 200 trupave ushtarake të ardhur nga Britani pritet të vijnë trupa shtesë nga Gjermania pasi situata në kufi me Serbinë mund të agravojë nga momenti në moment.
“Deklarata e SHBA thotë që nuk jemi ende të sigurt që Serbia I ka hequr trupat në kufi me Kosovën. Sot Kosova ka hequr forcat e saj speciale nga Banjska, por ka lënë ndërhyrjen e shpejtë.
Drejtuesit e lartë të Serbisë kanë akuzuar Vuçiçin. Duhet të kemi parasysh që situate është e tensionuar dhe janë 200 trupa shtesë të UK që do të vendosen në Kosovë dhe trupa shtesë nga Gjermania pritet të vijnë në vend.
Situata mund të agravojë nga momenti në moment pasi Vuçiç ndryshe thotë dhe ndryshe bënë. Serbia po bën të njëjtin veprim që ka bërë Rusia me Ukrainën.
Rrethanat kur agresori më shumë po I afrohet një lufte s’mund të ketë dialog. Sa herë ka bërë agresion ajo ka bërë viktimën.”



