Qeveria po bën gjithçka për të mos stresuar biznesin. Kështu deklaroi, gjatë një vizite në një sipërmarrje të prodhimit të tullave, Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri theksoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë për formalizimin e ekonomisë dhe shmangien e konkurrencës së pandershme. Sipas Ramës një ndihmesë e rëndësishme në këtë drejtim do të jetë edhe partneriteti publik - privat për administrimin e taksës së vlerës së shtuar.



