
Uashingtoni ka ndaluar importin e aluminit, bakrit dhe nikelit me origjinë ruse në SHBA dhe është koordinuar me Mbretërinë e Bashkuar për të goditur tregtinë e këtyre metaleve në shkëmbimet globale.
Nga ky vendim preken metalet e prodhuara në Rusi pas 13 prillit 2024. Bursat kryesore të mallrave në botë – London Metal Exchange (LME) dhe Chicago Mercantile Exchange (CME) – janë të parat që ekzekutojnë këtë vendim.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha në një deklaratë për shtyp se SHBA synon të “zvogëlojë të ardhurat e Rusisë duke mbrojtur partnerët dhe aleatët tanë nga efektet e padëshiruara të përhapjes”, shtoi Yellen.
Sipas ambasadorit të Moskës në SHBA, Anatoly Antonov, ky është një "hap i pajustifikuar dhe i politizuar".
Vendimi i Uashingtonit “bazohet ndoshta në parashikimin se çmimet e mallrave nuk do të ngrihen në qiell edhe në SHBA," tha Antonov, duke vënë në dukje se SHBA-ja tashmë ka reduktuar importet e veta të metaleve ruse në minimum.



